Ne jemi një kompani që angazhohemi në tregtimin me shumicë të produkteve të fokusuara kryesisht në mirëmbajtjen e veturës dhe më gjere. Puna e përkushtuar dhe cilësia e produkteve që ofrojmë, me kalimin e kohës, dhe besimin e klientëve na kanë siguruar që të jemi një liderët e kësaj industrie në rajon.


Shpërndarja jonë është e orientuar drejt produkteve teknike, kryesisht e fokusuar në vetura dhe portofolio ynë përbëhet nga brendet kryesore botërore në fushat e tyre. Ne jemi distributor zyrtarë për SONAX, WD-40, AROMA, WUNDER-BAUM, PHILIPS, NARVA, MENABO, VERSACO dhe shumë brende të tjera për të cilat mund të mësoni më shumë këtu në faqen tonë.


Ne jemi prezent në tregun e Kosovës për më shumë se 14 vjet, dhe përvoja profesionale që kemi fituar, marrëdhëniet me partnerët tanë që po rriten çdo ditë e më shumë, si dhe njohja dhe monitorimi i detajuar i trendeve dhe nevojave të tregut, kanë rezultuar në një cilësi të lartë shërbimi që ne jemi të gatshëm t'u ofrojmë atyre në çdo kohë, me sukseset tona të biznesit. Përveç në Kosovë, ne punojmë me shumë sukses në të gjithë rajonin, kështu që ju mund të na kërkoni në zonat e Maqedonisë së Veriut dhe Sërbi.


SHITJA Bashkëpunimi i shkëlqyer me të gjitha supermarketet përkatëse kombëtare dhe ndërkombëtare, qendrat e pavarura, Baumarketet, zinxhirët e pompave të benzinës ,tregtarët e pavarur lokalë dhe kanalet e specializuara sigurojnë praninë e vazhdueshme dhe disponueshmërinë e produkteve tona për klientët . Shitjet dhe shpërndarja Asortimenti ynë përfshin një gamë jashtëzakonisht të gjerë prej më shumë se dy mijë e pesëqind produktesh. Kategoritë bazë janë: Produktet për mirëmbajtjen e veturës, aksesorë veturash, elektronikë, vegla dhe produkte sezonale ndër të tjera. Një gamë kaq e gjerë produktesh kërkon fleksibilitet dhe përshtatshmëri të jashtëzakonshme ndaj ndryshimeve të vazhdueshme të tregut, duke ndjekur zhvillimet e fundit rajonale dhe globale.
Vizioni ynë është të bëhemi kompania më e suksesshme në Evropën Lindore për shpërndarjen e produkteve për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e veturave, pajisjeve dhe shërbimeve të veturave.